PD-LSI padisin Arta Markun, kërkojnë pezullimin e saj

326

Grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës, Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Në dokumentin e depozituar nga PD-LSI kërkojnë që të nisë procedim penal ndaj Arta Markut për shpërdorim detyre lidhur me rastin e Bujar Sheshit, si dhe pezullimin nga detyra të saj.