Ja si të heqim njollat e kafesë nga rrobat me metoda të thjeshta.

445

Si të eliminoni plotësisht njollat e kafesë nga pëlhurat delikate, të lehta dhe të errëta duke përdorur metoda të bëra vetë. A keni shijuar kafenë tuaj në fund të një vakti apo në mëngjes dhe krejt pa kuptuar disa pika kanë përfunduar në këmishën tuaj të bardhë ose në bluzë? Mos u frikësoni! Që të hiqni këtë lloj njollash ju mund të përdorni metodat e pagabueshme që vetëm disa gjyshe i dinë. Ju keni nevojë të përdorni produkte të shtrenjta ose agresive për të zbardhur pëlhurën, por mund të përdorni metoda natyrale!

Një nga mënyrat e vjetra për të hequr qafe njollat e kafesë është përgatitja e një lëngu që ka në përbërje të tij uthull molle dhe ujë të distiluar. Në një shishe plastike derdhni 50 ml uthull dhe 150 ujë të distiluar. Tundini të dy lëngjet dhe derdhni produktin e marrë direkt në njollën që do të trajtohet. Lëreni për rreth 10 minuta dhe pastaj fshini njollën derisa të zhduket. Së fundi, kryeni një larje normale në lavatriçe. Ky trajtim është i mirë sidomos në pëlhura pambuku si bluza dhe xhinse.

Një alternativë tjetër efektive është sapuni i Marsejës. Fërkojeni këtë sapun direkt në njollë nëse është e freskët dhe ndoshta do të jeni në gjendje ta zgjidhni problemin. Nëse, nga ana tjetër, kafja është absorbuar, do të nevojitet një trajtim më intensiv. Zhyteni atë brenda një pellgu të mbushur me ujë të nxehtë dhe shtoni disa pika të peroksidit të hidrogjenit në zonën që do të trajtohet. Lëreni për rreth një orë dhe më në fund fshijeni. Nëse është një pëlhurë e lehtë mund të provoni një produkt më agresiv, me përjashtim të artikujve delikate. Më pas futeni në lavatriçe dhe gjithçka u zgjidh!