Dosjet e sigurimit, Sheshi: Ja padia ime për AIDSSH

469

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë kallëzon penalisht Autoritetin e Informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Në kallëzimin penal që Bujar Sheshi dorëzoi mëngjesin e së martës, pranë Prokurorisë Tiranë, ai pretendon se dokumenti i autoritetit të dosjeve është i falsifikuar.

Emri dhe datëlindja, sipas anëtarit të KLP-së nuk korrespondojnë me gjeneralitetet e tij.

“Gjeneralitetet e mia nuk mia nuk përputhen në disa komponentë me gjeneralitetet e përshkruara në këtë dokument. Në vendim nuk ka asnjë shpjegim se si autoriteti ka arritur në konkluzionin se personi i përshkruar jam unë, Bujar Sheshi, për të cilin Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar informacion në kushtet kur gjeneralitetet nuk përputhen dhe për më tepër nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin e këtij personi. Asnjë nen i ligjit të vitit 2015 nuk i ka dhënë të drejtë autoritetit që të përshtasë të dhënat kryesisht dhe të nxjerrë konkluzione që këto të dhëna i përkasin një personi tjetër me gjeneralitete të përshkruara”.

Vetë, Bujar Sheshi e quajti një skenar mafioz dhe një sulm personal ndaj tij publikimin e dokumentit të autoritetit të dosjeve, duke mos pranuar vërtetësinë e tij.

“E konsideroj vetëm si goditje e personit tim si hakmarrje për shkak të çështjeve që kam hetuar apo përfaqësuar si prokuror apo mendimet që kam shfaqur si anëtar i KLP për kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Mendoj se synohet goditja dhe vënia nën presion e të gjithë institucionit të KLP”, tha Sheshi.

Ndaj këtij rasti ka edhe një hetim të thellë që paralajmëroi Prokuroria e Përgjithshme në një deklaratë për shtyp. Në mars të vitit 2018, Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme është vënë në dijeni nga Autoriteti i Informimit të Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, se vetëm asnjë prej prokurorëve nuk kishte hequr vërtetimin e figurës.

Kjo detyroi shefen e akuzës të dërgojë shpresa për të gjithë prokurorët që priteshin të kalonin vettingun si dhe ata që do të konkurronin për strukturat e reja të drejtësisë.

Arta Marku deklaroi se vonesa e përgjigjes për rastin “Shoshi”, mund të cenonte krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Sipas Autoritetit të Informimit të dokumenteve Sheshi, figuron jo vetëm si ish-hetues, por edhe si bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ.