Fiori Dardha rrëfen kalvarin e vuajtjeve të nënës së saj.

654

Mbrëmjen e kaluar moderatorja e dashur për publikun Fiori Dardha iu dha mundësinë ndjekësve të saj në Instastory që t’i drejtonin pyetje të ndryshme rreth jetës së saj!

Por një pyetje e cila mori një përgjigje të ndjerë nga moderatorja ishte ajo e lidhur me shëndetin e mamasë së saj!

“Si e keni kaluar periudhën e vështirë me nënën, si gjenit forca motivuese? Jam në të njëjtën situatë!” – shkruan një nga ndjekësit.

Ndërkaq Fiori i përgjigjet pa ngurrim duke i shkruar se i vjen keq për të dhe e uron ndër të tjera që t’i shkojë çdo gjë mirë:

“Më vjen shumë keq dhe uroj të shkojë çdo gjë mirë. Të shembet bota kur mëson se nëna jote vuan nga një sëmundje e rëndë, por mos harro që ajo ka nevojë për ty! Me shumë kurajo, me përkushtimin e mjekëve dhe me besimin në zot këto sfida bëhen më të lehta!”

Gjithashtu Fiori ka një këshillë mjaft të vlefshme për këdo! Ajo bën njëherazi thirrje që askush mos ta bëjë sëmundjen pjesë të bisedave, por ta injorojë sa më shumë atë!