Tirana, fitore bindëse ndaj Kamzës, Teuta dhe Flamurtari ndajnë pikët

370

Tirana është rikthyer bindshëm edhe në Kampionat, përveçse në Kupën e Republikës. Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema mori një fitore 4-1 me përmbysje ndaj Kamzës.

Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të një goli, por në superioritet numerik, pas daljes me kartonin e kuq të Beqirit në minutën e 41, ndërsa 10 minuta më herët, Plaku kishte kaluar në avantazh Kamzën.

Në pjesën e dytë, Tirana ishte një tjetër skuadër, duke shënuar 4 herë në portën e Kamzës. Dy gola u shënuan nga Hasani, ndërsa realizuan edhe Ngoo dhe Doka.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit, dy skuadrat bregdetare Teuta dhe Flamurtari ndanë nga një pikë, në një barazim 1-1.