I jepet lamtumira e fundit zv.ministrit Arian Daci

461

I është dhënë këtë të diëlë lamtumira e fundit zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Dacit.

Në ceremoninë e varrimit në varrezat e qytetit të Prishtinës kanë marrë pjesë, familjarë të Dacit, dashamirë, miq e qytetarë. Pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zv.ministri Daci humbi jetën pasditen e së shtunës në Brezovicë, ku është goditur nga një ortek bore.

Në nder të zëvendësministrit Daci, gjatë ditës së sotme është mbajtur homazhe në hollë të Kuvendit të Kosovës dhe mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e organizuar nga zyra e kryeministrit të Kosovës.