Vd*kja e zv.ministrit Daci, Thaçi e Haradinaj mesazh ngushëllimi familjes

510

Ndarja nga jeta e zv-ministrit të Diasporës në qeverinë e Kosovës ka sjelle dhe reagimin e figurave më të mëdha publike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar me vdekjen tragjike të zv-ministrit të Diasporës, Arian Daci nga orteku i borës në Brezovicë.

“Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij. HTH”.

Gjithahstu kryeministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar Nexhat Dacin për vdekjen e djalit të tij, Arianit, ku shkruan se është i tronditur nga kjo fatkeqësi.

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”.