Qytetarët “masakrojnë” Ramën për shëndetësinë

447

Kryeministri Edi Rama në kartolinën e mëngjesit të sotëm, ka publikuar një video, lidhur me gjendjen në të cilën ndodhet sistemi i shëndetësisë.

Ai shprehet: “me këtë kartolinë për ata që thonë asgjë s’ka ndryshuar në shëndetësi, duke i siguruar të gjithë se e di mirë se sa shumë ka akoma për të bërë”.

Por pas kësaj qytetarët kanë shpërthyer ndaj Kryeministrit, teksa njëri prej tyre shprehet: “Me “Kostum” te ri po me “breke” te grisura kjo eshte shendetesia jone z.Rama
Korrupsioni dhe paftesia profesionale vazhdon dhe lulezon gjithe vitin”.

Por jo vetëm kaq, por qytetarët raportojnë situatën e rëndë në të cilën ndodhen spitale të ndryshme të vendit, ndërsa një tjetër komentues ironizon: “Po ai kontenieri me karamele per spitalin e kavajes pse rrin i bllokuar ne port, apo po pret dhe ai nje tenderim?”

Ja disa nga komentet e qytetarëve: