Historia që mbajti në ankth botën/ Gjendet i pa jete 100 metra nën tokë Juleni i vogël

648

Ndodhi ajo që i trembeshin të gjithë. Pas 13 ditë kërkimesh intensive, u gjet i vdekur 2 vjecari spanjoll Julen.
Punonjësit e kërkim shpëtimit e gjeten trupin e pajete të vogëlushit në thellësi 100 metra në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Historia e vogëlushit nga Spanja Julien përloti mijëra njerëz anembanë botës, me historinë e tij me fund të trishtë.

2-vjeçari ra në një pus të thell e shumë të ngushtëë, më 13 janar në Totalan, zonë afër Malagas teksa kishte dalë për piknik me prinderit e tij.

Pusi ishte hapur nga një kompani që kërkonte naftë në këtë zonë.

Forcat e kërkim shpëtimit punuan intesivisht për të hapur tunel për të shkuar në gropen ku ra fëmija I mitur. Një histori që mbajti në ankth Spanjën e jo vetëm por që fatkeqësisht pati fund të trishte.

Tragjedia merr permasa edhe më të mëdha për familjen Josè Rosellò dhe Victoria García, pasi në vitin 2017 ata kishin humbur një tjetër djalë të vogël 3-vjeçar, Oliver, që pësoi një atak kardiak teksa ishte duke bërë shëtitje buzë detit me prindërit e tij.

Prefekti i Malages beri te ditur vendimin per 3 dite zie ne kete rajon ne nder te 2 vjecarit Julen.