82-vjeçari shqiptar po bën namin në Kroaci, në fushën e modës.

461

Talat Selmani është 82-vjeçari shqiptar, i cili punon si një model për firmën kroate të veshjeve “Varteks”. Sëfundimi “Toni”, siç e njohin në Kroaci, ka filluar të realizojë sete fotografish, ndërsa shprehet se nuk e ka problem qarkullimin e emrit të tij në të gjitha mediat. Selmani është shprehur për “24sata.hr”, se është një tigër i modës.

Ai thotë:

Kam dëgjuar rreth një ‘ maceje të modës’, dhe thash me vete ‘ Unë jam një tigër i modës, çfarë mace?!- ajo është për vajzat

Shqiptari ka dhënë gjithashtu edhe këshilla për një jetë të shëndetshme. Ai thotë se në momentin që shton peshë, fillon ecjen dhe ushtrimet. Përsa i përket martesës, Toni thotë me shaka, se në momentin që ndodh burrat janë gjysmë të vdekur.I moshuari i famshëm u ka dhënë meshkujve edhe disa këshilla për mënyrën se si duhet të sillen me femrat.

I moshuari shton:

Ju duhet të jeni një burrë, t’u paguani kafe atyre si unë, dhe jo të prisni nga një grua t’iu paguaj.

Ndër të tjera Toni ka treguar se për të nuk ekziston gripi, ndërsa shton se nuk ka përdorur asnjë kokërr të vetme gjatë jetës së tij.