Pse po favorizohet Donika Prela? Sekretari i PD për Ligjet: Ka dy standarde

498

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata ka komentuar seancën e parë dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Gjatë një interviste për mediat, Gjata thotë se problemi më i madh që pengon këtë proces është dystandartizimi në Shqipëri.

Sipas tij, Prela është një person që i shërben partisë në pushtet për të mbyllur dosjet dhe falet edhe pse e pranoi kur iu përgjigj përfaqësuesit të ONM se i shoqi nuk paguan taksat e pagës me argumentin se në Shqipëri ka tjetër realitet ndryshe nga i i BE-së.

“Donika Prela është ajo që i vodhën dy herë Prokurorinë dhe atë e ngritën në detyrë, rast i padëgjuar, por kështu ndodh kur prokuroria vepron politikisht. Çështje është ajo çfarë deklaroi para KPK, më e rëndë është fakti se askujt nuk i bëri përshtypje. Në momentin kur përfaqësuesi i ONM i kërkoi llogari pse i shoqi nuk kishte paguar taksat, përgjigja e saj ishte : nuk jetojmë në të njëjtat realitete, pra këtu jemi në Shqipëri, e ju në BE. Problemi është dystandartizimi që ndodh në Shqipëri.

Pse për të shoqin Prelës falet kur s’paguan taksa. Pra, biznesmenët që nuk kanë përkrahje politike, që nuk fitojnë tendera për abuzimet me taksat duhet të futen në burg, ndërsa Prelës i lejohet. Pse organet e vettingut e tolerojnë në këtë rast, ndërsa në raste të tjera kanë vepruar edhe më drastike. Kemi shkelje të rëndë ligjore nga familja Prela, ndaj ajo s’duhet të qëndrojë më në detyrë vetëm për këtë shkak. Ka standarde të dyfishta edhe nga organet e vettingut. Ajo falet edhe për faktin se mban mbyllur dosjet që favor të kryeministrit, duke filluar nga dosja e Vangjush Dakos, 339, apo personalitete të tjera të partisë në pushtet”, u shpreh Gjata.