Laboratori i heroi*ës në Has, gjendet i pa jetë në Kosovë turku i shpallur në kërkim

458

Gjendet i vdekur në Prishtinë turku i përfshirë në laboratorin e heroinës në Has, Nejdet Çesuroglu. (SHIKO KËTU) Burime për Report Tv bëjnë me dije se më 2 dhjetor 2018 në një banesë në Kosovë është gjetur i vdekur Nejdet Cesuroglu.

Në banesë gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar 113 kg herionë dhe janë arrestuar shtetasi Xhemal Shalla dhe Iskander Sale, të shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda.

Për zbulimin e laboratorit të Hasit, ku edhe u gjetën 200 kg heroinë, Policia ka arrestuar 5 persona, dy prej të cilëve u liruan nga Gjykata pasi dyshohet se ishin punonjës. Ndërsa në kërkim u shpallën 3 persona, dy turq dhe 1 shqiptarë.

Turqit mendohet se kishin rolin kyç në nxjerrjen e Heroinës, pasi njëri prej tyre dyshohet se ishte kimist, ndërkohë që të tjerët siguronin bimën e Opiumit nga Afganistani. Njëri nga 3 shtetasit turq, që ndodhet i arrestuar mendohet se është biznesmen tekstilesh dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të opiumit në Shqipëri.