Dëbora rëndon situatën në juglindje, 60 cm në Dardhë, disa zona të izoluara

362

Vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës, duke e rënduar sërish situatën në zonat malore të saj.

Situata paraqitet më e vështirë në Dardhë ku debora ka arritur trashësinë 60 centimetra.

Në Qafën e Qarrit nga rënia e reshjeve të dëborës ka një trashësi 40 centimetra dhe në Voskopojë 10 centimetra.

Në këto akse rrugore lëvizja e mjeteve rekomandohet me zinxhirë. Problem paraqet rruga Boboshticë-Dardhë, por ky aks është I qarkullueshëm.

Rrugët kryesore të rajonit juglindor janë të hapura.

Ndërkaq, disa fshatra të thella malore të bashkisë Maliq dhe Pogradec raportohen të izoluara nga dëbora dhe po ndërhyhet për hapjen e rrugëve që I lidhin ato me njësitë administrative.