Avionët e NATO “pushtojnë” Tiranën / FOTO

507

Ashtu edhe sic ishte paralajmeruar avionet e NATO kanë “pushtuar” qiellin e Tiranës këtë të enjte.
5 avionë të Aleancës së Atlantikut të Veriut, konkretisht: AWACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A, kanë kryer një fluturim demonstrative mbi kryeqytet rreth orës 11:00.

Ky spektakel i avioneve të NATO-sa u bë në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri, Komandanti i Forces Ajrore te NATO, gjeneral Tod Wolters.
Ai u prit nga Ministrja Xhacka ndërsa qëllimi kryesor i vizitës është konfirmimi për ndërtimin e bazës ushtarake të NATO, në Kuçove.
Me poshte disa foto te shkrepura nga agjencia LSA gjate fluturimit demonstrativ te avioneve te NATO ne Tirane.