Ja ç’do ndodhë sot në Xhenet.

687

Selim u tregon Mahirit dhe Orhanit se Xhengiz ka vrarë Rëzain. Ata tronditen. Melisa shkon në shtëpinë e Mukadezit dhe merr letrën në dhomën e Xhenetit. Xhenet gjen Melisën në dhomën e saj. Arzu përpiqet të shpëtojë veten dhe Xhengizin. Por Kaja e merr Xhengizin dhe e hedh nga shkallët. Xhengiz vdes. Kaja largohet dhe e lë Arzun të tronditur.

Xhenet sheh letrën në dorën e Melisës dhe e kupton që ajo ka bërë diçka. Melisa e gënjen dhe i thotë se i kishte dërguar letër për t’i kërkuar falje. Melisa largohet por hajduti i cili e plagosi me thikë i futet në makinë. Ai kërkon paratë pasi Melisa i kishte kërkuar të trembte Xhenetin.

Pasi sheh fotot Orhan shkon në shtëpinë e Xhengizit për ta mbytur. Selim, Orhan dhe Mahir mësojnë se Xhengiz ka vdekur. Selim dhe Ozlem qajnë për Xhengizin. Orhan i thotë Selimit se ka për të dhënë llogari për këtë. Mahir i thotë Orhanit se çështja u mbyll pasi Xhengizi e mori dënimin e tij duke vdekur.

Orhan nuk mund ta pranojë këtë dhe vendos të hakmerret. Melisa e gjen Arzun duke qarë. Ajo i tregon se e mori letrën nga Xhenet. Melisa i thotë Arzus se nuk mund t’ja tregojë të vërtetën Xhenetit përmes një letre. Orhan dhe Mahir i tregojnë Semës se Rëzain e kanë mbytur dhe i tregojnë fotot. Familja e Selimit mbajnë funeralin e Xhengizit. Arzu shkon në funeral dhe sheh nga larg.

Kaja merr pjesë në funeral. Nilgyn ka frikë se Sojerët do hakmerren ndaj Selimit. Kaja ofron mbështetjen e tij. Orhan shkon në shtëpinë e Selimit dhe i kërkon llogari. Selimi i betohet që nuk e ka ditur të vërtetën. Orhan dhe Selim bëjnë sherr. Orhan kërcënon Selimin se do ta paguajë shtrenjtë. Sema u thotë se Rëzai e ka konsideruar si djalin e vetë Xhengizin. Ajo mallkon familjen e Xhengizit. Mukadez dyshon se Kaja e ka vrarë Xhengizin. Nilgyn mendon që të largohen për pak kohë sa të qetësohet situata. Selim nuk pranon dhe vendos të paguajë për atë që ka bërë Xhengizi.