Ki besimin në Zot, është gjëja më e mirë që mund të bësh!

491

Lexoje, është shumë e bukur! Njerëzit janë të ndarë në dy grupe të mëdha, në besimtarë dhe ateistë. Ajo që unë nuk e synoj kurrsesi në këtë shkrim, është t’ju bëj të ndryshoni besim, apo të besoni njësoj si unë, nëse jeni ateistë. Ndaj, këtë shkrim dua ta trajtoj nga aspekti personal, i pabazuar në ndonjë fe të veçantë.

Në momentin që nisa të besoja vërtet, kuptova se sa e pavlerë ishte të kapeshe pas budallallëqeve që të tjerët mund të të bënin. Nisa t’ia lë Atij të gjitha në dorë dhe Ai është kujdesur që secili të marrë atë që meriton.

Në momentin që nisa të besoja vërtet, nuk mund të përqendrohesha dot tek defektet apo të metat e të tjerëve, sepse kuptova që Zoti nuk bën gabime. Çdo krijesë e tij është perfekte në mënyrën e vetë.

Në momentin që nisa të besoja, jo domosdoshmërisht ju largova të gjitha gjërave për hatër të Biblës apo Kuranit (librave fetarë), por për shkak se e dija që po bëja gabime dhe përpara syve të Zotit ato ishin mëkate që duheshin lënë mënjanë, pasi pendoheshe realisht që i kishe bërë.

Në momentin që nisa të besoja vërtet, nuk ndryshova për t’u dukur mirë në sy të Zotit, por për t’u ndjerë mirë me veten, sepse fjala e Tij është e duhura.

Në momentin që nisa të besoja vërtet, kuptova se sa e kohë ishte të ankoheshe për jetën që jetoje. Zoti nuk i jep askujt vështirësi apo dhimbje më të mëdha se ato që mund të kalojë.

Në momentin që nisa të besoja vërtet, nisa të shihja më të bukurën në shpirtin e të tjerëve. Pavarësisht të këqijave apo dëmeve që mund të më kishin bërë, nëse një person e njeh mirë, padyshim zbulon se është një njeri i mirë. Thellë-thellë nuk ka njerëz të keq, por mendime negative të përkohshme.

Në momentin që nisa të besoja vërtet, kuptova se sa peshë kishte miqësia me Të, në vend të shumë miqësive të gabuara e të shthurura që të shtynin në mëkat.

Në momentin që nisa të besoja në të, kuptova se nuk duhet të kisha zili të tjerët, por të përpiqesha për të qenë njësoj si ata apo më mirë se ata, por gjithmonë pa mbajtur inate dhe mëri brenda vetes.

Në momentin që lashë në duart e Tij gjithçka të rëndë që më ndodhte, pesha që mua më duhet të përballoja, ishte shumë më e lehtë se dikur, kur gjithçka e kaloja i vetëm.

Ndaj, nëse jeni besimtarë, besoni fort dhe vërtet. Vendoseni Zotin të parin dhe kurrë nuk keni për të qenë të fundit. Lini në duart e Tij gjithçka dhe Ai do të punojë për t’ju sjellë në jetën tuaj gjithçka që meritoni të keni shtypni posht rek,lamen dhe lexo me shume