Presidenti Ilir Meta nesër në Mal të Zi – Podgorica stoliset me flamuj shqiptar

411

Presidenti i Republkës së Shqipërisë z.Ilir Meta do të qëndrojë të hënën dhe të martën në vizitë zyrtare në Mal të Zi dhe me nderimet më të larta shtetërore, do të pritet nga Presidenti Millo Gjukanoviq.

Meta do të takohet edhe me përfaqësuesit tjerë më të lartë të shtetit, Kryeministrin Dushko Markoviq dhe Kryetarin e Parlamentit Ivan Brajoviq. Në kuadër të këtij qëndrimi, Meta do të ndalet për vizitë, në Muzeun Etnografik të Malësisë, si dhe do të vizitojë edhe Katedralen apostolike të Tivarit, kurse pas vizitës në qytetin e vjetër të Ulqinit, do të shtrohet një drekë pune me anëtarët e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe liderët e partive shqiptare në Mal të Zi.

Më rastin e vizitës së presidentit shqiptar Ilir Meta, disa rrugë në Podgoricë janë stolisur me flamuj shqiptar të shoqëruar me atë malazez.

Stolisja e rrugëve me flamuj shqiptar i ka pënguar Fronit Demokratik të cilët e cilësuan si përgjigje të pushtetit ndaj takimit të cilin ata kishin me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Beograd. Flamuri shqitar u ka shkaktuar frigë edhe disa portaleve ruso-serbe të cilat mes tjerash shkruajnë:

“Kur e shikon Podgoricën që zbukurohet me flamuj shqiptarë, përshtypja është se plani i kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shfuqizuar kufirin me Malin e Zi është arritur”