Shoferët e autobusave grushta e sende të forta për oraret e linjave

401

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Gjirokastër mes shoferave të autobusave.

Personat e përfshirë në sherr janë përfaqësues të agjencive të transportit urban të Gjirokastrës dhe të Drobullit.

Shtetasti me inicialet A.B. dhe R.B., të cilët janë dhe babë e birë, u përfshinë në konflikt me personat A.S. dhe G.S.

Sipas informacioneve gjatë konfliktit ata kanë qëlluar njëri-tjetrin me sende të forta duke bërë që dy prej tyre të përfundojnë në spital.

Shkak I sherrit kanë qenë oraret e linjave dhe pasagjerët.

Ndërkohë policia ka marrë deklaratat e personave të përfshirë në konflikt dhe po punon për të pajtuar palët.