dëbora “masakron” pyjet e pishës

492

Sasia e madhe e dëborës që ra 10 ditë më parë veç problemeve që shkaktoi në bllokimin e rrugëve apo izolimin e fshatrave, ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në pasuritë pyjore.

Në masivin pyjor me pisha në njësinë administrative Komsi në Bashkinë e Matit është shkaktuar një dëm kolosal ekonomik pasi me qindra pisha të llojit e bardhë, janë thyer apo shkulur.

Ata nuk i kanë rezistuar peshës së madhe të krijuar nga bora e cila qëndroi mbi to për një kohë të gjatë.

Specialistët e pyjeve thanë se dëmi është jashtëzakonisht i madh pasi pas thyerjes pisha rrezikon tharjen. Ndërkohë vihet re se vetëm kjo llojë pishe është dëmtuar, ndërsa pisha e zezë ka rezistuar.