Të braktisura nga prindërit, 2 vogëlushe në mëshirë të fatit

631

Një 22-vjeçare nga Kamza, prej 2 javësh ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe të sëmurë. Shpresa Muça ka lënë në mëshirë të fatit 2 vajzat, e vogla 15-muajshe, me probleme në zemër dhe tjetra më pak se 3 vjeçe, e sëmurë me epilepsi.

Babai i fëmijëve ishte i pari që braktisi familjen, duke u larguar para disa muajsh prej tyre. Tashmë fati i këtyre dy vogëlusheve është në dorën e Mustafait dhe Shpresës, prindërve të 22-vjeçares, të cilët janë të papunë dhe pa asnjë të ardhur ekonomike, ndërsa skamja dhe varfëria dallohen në çdo cep të kësaj barake, ku banon familja Muça.

Përpos bukës së përditshme, që më tepër sigurohet nga OJF të ndryshme, familja ka nevojë për energji elektrike dhe ngrohje. Përveç Shpresës, Mustafai dhe Fluturia kanë edhe një fëmijë tjetër, ndërsa djali ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, kur ishte vetëm18 vjeç.