Atentat në Vlorë, në gjendje të rëndë një person

475

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt një automjeti “Audi A3” me targa AA 653 VC. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi Mikel Mehmeti, 41 vjeç. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se vetëm në derën e pare të makinës janë mbi 5 plumba, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja plumbash.

I plagosuri dyshohet se është qëlluar nga dy persona që ndodheshin në një makinë që është gjetur e djegur 1 kilometër larg vendit të ngjarjes.