Gazetari ia plas në sy Arlind Qorit: Do të bëjnë si Erion Veliajn edhe ty

523

Në emisionin ‘360 gradë’ në Ora News dy nga të ftuarit, gazetari Bejdo Malo dhe politilogu Arlind Qori u përfshinë në një debat me tone të larta mes tyre për ndyshimet në qeveri të bëra nga Asambleja e PS.

Pjesë nga debati:

Qori: Edi Rama nuk e çan kokën fare, fare nga protesta e PD dhe LSI-së. E çan vetëm nga ajo lloj proteste.

Malo: Do bësh një parti, do të futesh në zgjedhje dhe pastaj do aneksohesh si deputet. Do futesh në zgjedhje dhe do marrësh 0.05 për qind dhe më pas do të të bëjë Edi Rama deputet si bëri Veliajn.

Qori: Unë jam pedagog dhe do të jem. Nuk kam qenë ndonjëherë servil partie, gazetar partie.

Ndërhyrja e moderatorit Zheji bëri që Malo dhe Qori të ulnin tonet dhe diskutimi të vijontë normalisht.