Maskat e rrahin dhe e grabisin, dalin pamjet e biznesmenit të gjakosur (pamje të rënda) +18

471

Një rast i dhunës dhe grabitjes ka ndodhur në mes të ditës, vetëm 100 metra larg komisariatit nr.3 të policisë së Tiranës.

Një kambist është rrahur e lënë i gjakosur pa para nga dy persona të maskuar të cilët i janë afruar dhe e kanë vjedhur.

Burime zyrtare policore bëjnë me dije se autorët kanë kryer grabitjen me motor. Ata e kanë goditur me sende të forta dhe i kanë marrë një çantë. Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura.