Uji i Bekuar, të rinjtë zhyten në ujin e ngrirë të liqenit për kryqin/FOTO

609

Në Pogradec 9 të rinj sfiduan të ftohtin ekstrem në ditën e Ujit të Bekuar.

Mesditën e kësaj të diele të rinjtë u zhytën në ujrat e liqenit të Ohrit ndërsa temperaturat kanë qenë disa gradë nën minus.

Rituali i përvitshëm është mbajtur nga Hirësia e Tij Imzot Johani ndërsa kryqin e ka marë Kristi Burnazi.

Në ceremoninë e veçantë qindra besimtarë janë mbledhur buzë liqenit të Ohrit për të ndjekur ritualin e nxjerrjes së kryqit nga uji ndërsa më pas kanë marë ujin e bekuar në shenjë mbarësie.