Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, 3 të vde*ur, disa të plagosur

572

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob, ku 3 persona kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Mësohet se një automjet është përplasur fillimisht me një motor. Më pas, një autobus ka ndaluar dhe pasagjerët kanë zbritur për t’i ardhur në ndihmë personave të lënduar, por një tjetër automjet ka marrë përpara disa prej tyre.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.