Të famshmit që ndërruan jetë gjatë vitit 2018, por do të mbahen mend gjatë.

443

E teksa jemi vetëm në ditët e para të 2019-ës, le ti kujtojmë dhe një herë të fundit aktorët, këngëtarët apo mëndjet krijuese të cilët kanë ndërruar jetë por puna dhe krijimet e tyre do ti mbajnë gjatë në kujtimin e njerëzve.

Dolores O’Riordan

Këngëtarja e grupit “The Cranberries” ndërroi jetë në 15 janar, në moshën 46 vjeçare. O’Riordan u gjet e vdekur në dhomën e saj të hotelit “London Hilton” pasi kishte shkuar në kryeqytetin anglez për të bërë muzikë të re. Në shtatorin që kaloi, hetimet zbuluan që vdekja e Dolores erdhi si rezultat i intoksikimit nga alkooli. Për ta kujtuar më mirë zërin e saj mund të dëgjoni këngën e mëposhtme:

Reg E Cathey

Cathey ndërroi jetë në shtëpinë e tij në New York në 9 shtator, në moshën 59 vjeçare i rrethuar nga familja dhe miqtë. Aktori luftonte prej disa kohësh me kancerin në mushkëri. Ai njihet më shumë për rolin e Freddy-t, miku i Frank Underwood në serialin House of Cards. Puna në këtë shfaqje i dhuroi atij një çmim Emmy në vitin 2015. Cathey njihet si një yll i serialeve amerikanë,jo vetëm për pjesmarrjen në House Of Cards por edhe tek “The Wire” apo dhe në shfaqje të tjera televizve.

Stephen Hawking

Bota humbi një nga mendjet e saj më të të ndritura në 14 mars, teksa profesori Stephen Hawking ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare. Astrofizikanti jetoi me një sëmundje të nervave motore për më shumë se 50 vjet, pasi u diagnostikua në 1963 dhe pasi i dhanë vetëm dy vite jetë. Hawking ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Cambridge pikërisht në ditën e 139 vjetorit të lindjes së Ajnshtajnit. Ndërkohë që dita kur lindi ishte pikërisht data e 300 vjetorit të vdekjes së Galileos. Sikur mos të mjaftojnë të gjitha këto, Stephen u varros në Westiminister Abby, në krah të Isaac Newton.

Avicii

Një nga vdekjet më shokuese të vitit të kaluar ishte ajo e një nga DJ-ve më të njohur në botë Avicii. Suedezi, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, ndërroi jetë në 20 prill në moshën 28 vjeçare. Ai u gjet i pajetë në Muscat, Oman dhe u zbulua që shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja, me pjestarë të familjes së tij të cilët pranuan se ai kishte kohë që vuante dhe nuk gjente paqe. Le ta kujtojmë dhe njëherë të fundit Avicii-n me një nga këngët që i dha atij famë botërore:

Kate Spade

Spade u gjet e vdekur në apartamentin e saj në New York në 5 qershor. Nga hetimet u zbulua se stilistja dhe dizajnerja e njohur ishte vetëvrarë, pas një luftë të gjatë me depresionin dhe ankthin. Kate e cila njihej më shumë për prodhimin e një linje çantash por jo vetëm, la pas bashkëshortin e saj dhe një vajzë, Frances.

XXXTentacion

XXXTentacion u godit për vdekje në 18 qershor të vitit të kaluar jashtë një dyqani motorash në Florida. Vetëm 20 vjeç, reperi emri i vërtetë i të cilit ishte Jahseh Onfroy, kishte nxjerrë albumin e tij të parë në 2017 por famën më të madhe e mori me debutimin e albumit të dytë dhe singël-in e tij Sad!. Disa muaj pas vdekjes ai triumfoi si artisti më i mirë i ri i Hip Hopt në BET AWads ndërkohë që katër të dyshuar presin të gjykohen për vrasjen e tij. Kjo ështv kvnga e tij më e famshme:

Joe Jackson

Patriarku i familjes Jackson ndërroi jetë në 27 qershor, në moshën 89 vjeçare. Më herët atë javë ai ishte shtruar në spital pasi ishte në stadet e fundit të luftës së tij me kancerin e pankreasit. Joe, më shumë i njohur si menaxheri i talenteve, i cili nisi karrierën e “The Jackson Five”, e më pas karrierat solo të Michael Jackson dhe Janet Jackson, kishte 11 fëmijë. Prej 2014 ai ishte pjesë e “Rhythm and Blues Music Hall of Fame.”

Aretha Franklin

2018 ishte viti kur humbëm Mbretëreshën e muzikës Soul, Aretha Franklin. Ikona e muzikës ndërroi jetë në 16 gusht, në moshën 76 vjeçare në shtëpinë e saj në Detroit. Shkaku i vdekjes së saj ishte një tumor neuroendokrin i pankreasit. Aretha la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në muzikë, me këngë klasike ku përmendim “Respect”, “Think” and “Natural Woman”. Ish presidenti Obama tha në nder të saj se Franklin dha kontributin maksimal që të përkuzfizonte eksperiencën amerikane.

Stefan Kal Stefansson

Aktori I LazyTown ndërroi jetë në 21 gusht, në moshën 43 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin. Islandezi i cili u bë shumë I famshëm për rolin e Robbie Rotten në shfaqjen e fëmijëve “LazyTown”, ishte diagonstikuar me kancer në vitin 2016 por mesa duket ndërhyrja kirurgjikale që në atë kohë u konsiderua si e suksesshme nuk ishte e tillë. Stefan është një nga fytyrat më të njohura të ekranit në mbarë botën.

Burt Reynolds

Reynolds ndërroi jetë në 6 shtator të 2018, në moshën 82 vjeçare. Ai pësoi një arrest kardiak teksa qëndronte në shtëpinë e tij në Florida dhe nuk arriti ti mbijetojë duke ndërruar jetë në spital. Aktori ishte më shumë i njohur për rolet e tij tek “Smokey and the Bandit”, “Te Longest Yard” dhe “Boogie Nights”, për të cilat ai ishte nominuar dhe për Oscar. Duke qenë se ishte një nga figurat më të dashura të ekranit, ai ishte bërë pjesë e cast-it të filmit të ri të Quentin Tarantions “Once Upon A Time In Hollwyood”, por nuk arriti ta çojë këtë rol deri në fund dhe aktori Bruce Dern u zgjodh ta zëvendesonte.

Mac Miller

Bota e muzikës u shokua nga lajmi se Mac Miller kishtë ndërruar jetë, pikërisht në 7 shtator të 2018-ës. Reperi 26 vjeçar, i cili ishte një yll në rritje, sapo kishte hedhur në treg albumin e tij të tretë që ishte pritur mjaft mirë nga fansat. Shkaku i vdekjes së tij ishte një overdozë nga përzierja aksidentale e fentanilit, alkoolit dhe kokainës. Mac, emri i vërtetë i të cili ishte Malcolm McCormick, ishte gjithashtu i njohur për lidhjen e tij shumë të komentuar me Ariana Granden, me të cilën u nda në majin e 2018 pas dy vitesh bashkë. Albumi i tij I fundit “Swimming” është nomimnuar si një nga albumet më të mirë rap në “2019 Grammys”.

Stan Lee

Heroi ynë më i madh i “comics” ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare në 12 nëntor. Bashkë krijuesi i “Mavel Comics”, Stan ishte njeriu që qëndronte pas historive të Spider-Man, Black Panther, The Hulk, Iron Man, Black Widoë, Scarlet Witch, the Fantastic Four, Ant-Man, Captain Marvel dhe Thor. Lee ishte përballur me shumë sëmundje përgjatë viteve të fundit si pneumonia apo problem me shikimin, megithatë ai ja doli të jetojë gjatë për të parë Marvel të bëhet një nga kompanitë më të mëdha të filmit në botë.

Kim Porter

Modelja dhe aktorja Kim Porter ndërroi jetë në 15 nëntor, në moshën 47 vjeçare. Porter kishte 3 fëmijë me ish burrin e saj, producentin e njohur Diddy dhe martesa e tyre zgjati për gati një dekadë, me Puff që gjithnjë i referohej asaj si shpirti binjak. Shkaku i vdekjes të saj pritet ende të konfirmohet, deri tani dihet që përgjatë ditëve të fundit të jetës Kim kishte luftuar me një grip të rëndë dhe me pneumoninë.

Stephen Hillenburg

Ai nuk ishte një emër që të gjithë e njihnin por ai është njeriu që ka krijuar një nga personazhet më të famshëm në botë, Spongebob Squarepants. Stephen