Shqiptari “specialist” grabitjesh, prangoset në Itali pas ndjekjes si në “filma aksion”

539

Një i ri shqiptar me iniciale G. R., u arrestua mbrëmë nga policia në Alti pas një ndjekje si në “filma” për disa kilometra nga një makinë e policisë.

I riu 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, pasi përveç se rezultonte person në kërkim, akuzohej edhe për vjedhje.

Ndjekja e çmendur filloi në Osio Sotto, pastaj vazhdoi deri në Osio Sopra dhe përfundoi në Dalmine.

Shqiptari me qëndrim të parregullt në territorin italian, ishte në një makinë të vjedhur mbrëmjen e shkuar tip Honda CRV e zezë, e raportuar si e vjedhur në fillim të dhjetorit në Milano.

Kur atij iu bë me shenjë që të ndalonte, shqiptari i dha gaz, por u ndalua. Shqiptari u përpoq të godiste me grushte në një përpjekje të fundit për t’u arratisur, por u neutralizua dhe u prangos.

Brenda automjetit të vjedhur, policia ka gjetur sende të ndryshme të vjedhura, si pinca, kaçavida, doreza dhe sende të tjera.

Hetuesit besojnë se kanë arrestuar një anëtar të një bande të specializuar të vjedhjes së shtëpive apo kompanive.

Shqiptari rezulton i kërkuar prej muajsh. Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për krime kundër pasurisë, vendim i dhënë verën e kaluar nga gjykata në Bergamo.