Nëse nuk u përgjigjesh sinqerisht këtyre pyetjeve, mos u marto asnjëherë

483

Të thuash “Po” në altar është faza e fundit. Para kësaj, ka shumë pyetje që duhet t’i bësh vetes. Ndoshta ju jeni bashkë prej kohësh dhe tani jeni gati për të marrë një hap tjetër dhe shumë serioz, ose ndoshta jeni duke parë një anë tjetër të partnerit dhe nuk jeni të bindur nëse doni të ndryshoni kurs. Cilado qoftë situata, një “check-in” nuk është aspak ide e keqe. Lexo pyetjet e mëposhtme për marrëdhënien dhe pas tyre, vendos.

Para vendimit përfundimtar, *duhet* të bësh me veten këtë bisedë serioze dhe pas kësaj, gati për të shijuar ishullin e ëndrrave.

Kjo marrëdhënie po të bën njeri më të mirë apo më të keq?

Partneri është një nga ata njerëz që bën të pamundurën për të nxjerrë anën tënde më të mirë apo nuk shqetësohet sa herë ti nuk je në gjendjen tënde më të mirë?

E pranoni me të vërtetë njëri-tjetrin ashtu siç jeni?

Do të ketë gjithmonë gjëra që do të ndryshosh tek partneri, por askush nuk do të jetë në situata të tilla që të mos pranojë ndjenjat e partnerit. Askush nuk është perfekt dhe të jesh elastik në një marrëdhënie është tregues se ajo do të jetë e gjatë.

Kush jam unë?

Si mund të dish nëse partneri yt është i duhuri nëse ai nuk e ka as më të voglën ide kush je ti?

Jam e lumtur në këtë marrëdhënie?

Ideja e ndarjes së jetës bashkë nuk është të gjesh dikë që të të plotësojë dhe të të bëjë të lumtur. Le të jemi të sinqertë: të mos jesh e lumtur në shtëpi është një arsye që të bën ta mendosh dy herë marrëdhënien. Por edhe të martohesh me dikë me shpresën se ai mund t’i ndryshojë gjërat është një ide shumë, shumë e keqe.

Jam e izoluar?

A do t’i kushtosh kësaj marrëdhënieje pjesën më të madhe të kohës, apo ndihesh e detyruar ta bësh këtë për shkak të partnerit? Izolimi në një marrëdhënie nuk është asnjëherë gjë e mirë, kështu që para së gjithash, sqaro me veten kohën që po shpenzon për këtë marrëdhënie.

Çfarë qëndrimi do të mbaj për të shkuarën?

Nëse gjithçka e ke lënë pas dhe mendon vetëm për të ardhmen, sigurohu që edhe partneri bën të njëjtën gjë dhe e sheh të ardhmen po njëlloj si ty. Atëherë do të jeni të sigurt për këtë marrëdhënie.

Është marrëdhënie e balancuar?

E ndien se jeni të dy në të njëtën faqe dhe po njëlloj kujdeseni për njëri-tjetrin, bini në kompromise, e mbështetni dhe sakrifikoni njëlloj për partnerin? Apo gjithmonë njëri bën më shumë?

A kënaqemi bashkë?

Keni parë çifte që çdo pjesë të ditës e kalonjë bashkë dhe argëtohen shumë me njëri-tjetrin? Jeni ju një prej tyre?

Kush jam unë në këtë marrëdhënie?

Kjo është një pyetje që ia bën vetes, sepse ti respekton, dashuron, beson dhe vlerëson personin që ke në krah apo shqetësohesh sepse ai nuk është në të njëjtat gjatësi vale me ty?

A do të funksionojë?

Të jetosh të tashmen është bukur, por natyrisht marrëdhënia ka nevojë edhe për një plan të së ardhmes.

A i besoj vërtet partnerit?

Për disa, përgjigjja e menjëhershme do të ishte “po”. Nëse je një ata persona, është koha të pyesësh veten pse dhe si i beson verbërisht. Pa iu përgjigjur, nuk ke shanse.

A më meriton ai?

Të dish çfarë kërkon nga partneri në ditët e sotme është një çështje që nuk mund t’i përgjigjesh menjëherë, por të çmosh veten është po ashtu një pikë e rëndësishme. Të gjithë e kalojnë këtë fazë krahasimi.

A më tërheq ai fizikisht?

Tërheqja fizike është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie, e cila e mban gjallë lidhjen, por ta detyrosh veten të rrish me një njeri që nuk të tërheq fizikisht, thjeshtë vetëm sepse është njeri i mirë, nuk është vendimi i duhur.

Do të jem prind apo partner?

Të kujdesesh për partnerin është gjëja më normale që mund të bësh, por asnjëherë nuk duhet ta kalosh limitin. Nuk mund ta trajtosh si fëmijë dhe të bësh prindin. Kush do të flejë me mamin në të njëjtën dhomë?

A kemi të njëjtin këndvështrim?

Disa çifte i shmangin diskutimet kur është fjala për fenë, martesën apo fëmijët, sepse mendojnë se ndoshta, nuk dihet kur, këto gjëra do të vijnë natyrshëm. Me këtë rast, ata i bëjnë zgjedhjet më të komplikuara dhe situatat më të vështira.

A do të rritemi bashkë?

E ke pyetur ndonjëherë veten nëse je partneri që ke pasion të rritesh bashkë me atë që ke zgjedhur për të kaluar jetën?

A do të jem akoma unë?

Të biesh në dashuri me dikë nuk do të thotë të ndryshosh identitet. Nuk mund të jesh ajo që nuk je vetëm sepse ai të do njëri tjetër.

Cila është rruga ime në këtë marrëdhënie?

Për këtë mjafton vetëm intuita: dëgjo çfarë të thotë zemra.