Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri

504

Një tërmet me magnitudë 4,7 është ndjerë pak minuta më parë në zonën e Himarës, rreth 125 kilometra në jug të Tiranës.

Lëkundjet e forta, të nisura rreth orës 20:27, janë ndjerë edhe në Fier, Vlorë, Gjirokastër e Sarandë, ndërsa në kryeqytet është ndjerë pak ose aspak.

Sipas dëshmive nga Vlora dhe zonat përreth lëkundjen kanë zgjatur deri në 10 sekonda, por kanë qenë të forta.