Gjatësia e gishtit të unazës mund të tregojë më shumë për personalitetin tuaj.

636

Ndoshta nuk e kishit menduar, mirëpo, ka disa gjëra në trupin tonë që tregojnë një sërë detajesh për personalitetin tonë. Studimet kanë treguar se gishti i unazës ndikon në formimin e personalitetit të çdo individi. Bright Side tregon më shumë rreth këtij studimi interesant. Lexoni më poshtë dhe na tregoni se çfarë gjatësie ka gishti juaj i unazës:

Gishti tregues është më i shkurtër se ai i unazës

Njerëzit që gishtin e unazës e kanë më të gjatë se atë treguesin, janë përgjithësisht njerëz tërheqës, karizmatikë dhe simpatikë. Ata kanë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe dinë se si ta marrin vëmendjen. Shpesh guxojnë më tepër seç duhet, mirëpo, edhe i paguajnë pasojat. Nëse diçka nuk shkon sipas planit, ata nuk mërzitën pasi e gjejnë një rrugë tjetër gjithmonë. Këta lloj njerëzish nuk dorëzohen asnjëherë.

Gishti tregues është më i gjatë se ai i unazës

Nëse bëni pjesë në grupin e personave që gishtin tregues e keni më të gjatë se atë të unazës, kjo do të thotë se jeni një njeri me shumë besim në vetvete. Jeni udhëheqës të mirë dhe të natyrshëm. Edhe nëse jeni të rraskapitur, ju asnjëherë nuk e jepni veten. Gjithmonë e bëni ju hapin e parë në një biznes apo marrëdhënie. Keni një mendje shumë analitike dhe mendoni për të gjitha pasojat përpara se të merrni një veprim të caktuar. Asgjë nuk ndodh spontanisht në jetën tuaj.

Gishti tregues dhe gishti i unazës barazim

Njerëzit që e kanë gishtin e unazës dhe gishtin tregues në të njëjtën gjatësi, janë shumë të kujdesshëm, të balancuar dhe të qetë. Ato kanë një personalitet të butë dhe përpiqen të shmangin çdo konflikt. Pasiguria i bën ata të ndihen jo mirë. Ata janë miq shumë të mirë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Janë shumë besnikë, në punë, në miqësi dhe në çdo marrëdhënie mund të mbështeteni tek ata. Janë shumë energjikë dhe shohin anën pozitive në çdo situatë.