Tjeter tragjiedi / Mbytet një peshkatar në liqenin e Pogradecit

448

Një peshkatar është mbytur në liqenin e Pogradecit.

Mësohet se polumbarët janë nisur nga Tirana për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë.

Burime bëjnë me dije se peshkatari kishte humbur kontaktet me familjen.

Njoftimi i Policise:

Pogradec

Informacion paraprak.

Më datë 02.01.2019, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 m nga liqeni i Pogradecit, është gjetur një varkë e cila mendohet të jetë e shtetasit G.S, rreth 53 vjeç, banues në fshatin Memlisht.

Ky shtetas në datën 31.12.2018, ka dalë për të peshkuar në liqenin e Pogradecit dhe më pas ka humbur kontaktet me familjarët.Pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.