Pse trishtohemi pas natës së ndërrimit të viteve? Ka disa arsye.

470

Jemi zyrtarisht në vitin 2019. Festimet për Krishtlindje dhe natën e ndërrimit të viteve u mbyllën mbrëmë. Sigurisht që festa duhet të vazhdojë për gjithë 2019-ën, mirëpo ka edhe nga ata njerëz që pas festave ndihet të trishtuar. Kjo gjë ndodh për disa arsye:

Duhet të riktheheni në punë

Disa kanë pasur fatin të pushojnë gjatë për shkak të festave të dhjetorit. Mirëpo, tashmë pushimeve po ju vjen fund si për ju që jeni në punë, por edhe për ju që do të riktheheni në shkollë.

Familja “ndahet”

Nëse për festat e fundvitit jeni bashkuar me familjen tuaj, me vëllanë që kishit kohë pa e parë pasi jeton jashtë shteti, apo motrën që është me studime në një qytet tjetër, pas festave ata largohen dhe krijojnë një zbrastësi në shtëpi. Largimi i të afërmve pas festave sjell një lloj trishtimi.

Zbukurimet duhet t’i hiqni

Më datë 6 janar duhet të hiqet pema e Krishtlindjeve. Për një muaj të tërë jemi mësuar me dritat në qytet, por edhe në shtëpi. Pas festave gjithë gëzimi që sjellin dritat dhe zbukurimet largohet.