Tërmet në Qeveri, ikin nëntë pjesëtarë të kabinetit, Erjon Brace zv. kryeministër!

506

Kryeministri Rama sapo ka larguar nga Qeveria Ministren e Arsimit Lindita Nikolla (e zëvendëson Besa Shahini), Ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj (e zëvendëson Anila Ademi), Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushatin (e zëvendëson Genc Caka), Ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknurin (e zëvendëson Belinda Balluku).

Niko Peleshi zëvendësohet nga Bledi Çuçi si Ministër i Bujqësisë.
Elva Margariti do të jetë ministrja e re e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros.

Eduar Shalsi zëvendëson Sonila Qaton si ministër i Shtetit.

Elisa Spiropali emërohet si Ministre për Parlamentin, ndërsa Erjon Brace emërohet si zëvendëskryeministër.