Goditi Ramën me këpucë, gjykata liron banorin e “Unazës së Re”.

433

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë Ilir Katiraj, i cili është personi që qëlloi me këpucë drejt Kryeministrit Edi Rama.

Nga arrest me burg në seancën e sotme, u vendos që Katiraj të rikthehet në liri, duke u caktuar detyrim paraqitje.

Ngjarja ndodhi teksa Kryeministri vizitoi në Spitalin e Traumës në Tiranë, efektivët e policisë të plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe para parlamentit.

Gjatë protestës së 22 nëntorit, si pasojë e hedhjes së kapsollave, humbi dy gishta efektivja Ina Nuka.

Ngjarja për të cilin akuzohet Katiraj, ndodhi teksa Kryeministri po fliste për mediat, ku banorët po thërrisnin në kor “Turp, turp!”