“Do ta udhëheq vetë protestën e studentëve”, deklarata e Ramës.

458

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga Kryeministria ka thënë se studentët janë në fokus kryesor të qeverisë dhe “Pakti për Universitetin” do të bëhet publik në janar të vitit të ardhshëm.

Rama tha se nëse protestat e studentëve vazhdojnë edhe pas Paktit për Universitetin, ai do ta udhëheqë atë.

Rama u shpreh:
Nuk ka nevojë për ndryshime në buxhet dhe fondi është i garantuar. Plani im është shumë i qartë, unë do udhëheq protestën e studentëve nëse vazhdojnë. Ju mund të qeshni, por do ta kap protestën shumë shpejt si gjithë të tjerat. Operacioni dhe reformat do shkojnë edhe më tej. Kemi nevojë për të bashkëpunuar për ta zbatuar atë”.