Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth martohen në një ceremoni private, dalin fotot e para.

393

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë një çift i lezetshëm dhe të gjithë jemi dashuruar me ta teksa i shohim së bashku. Ata janë bashkë prej disa vitesh, edhe pse gjatë një periudhe u ndanë, por nuk kaloi shumë dhe u bashkuan sërish. Tanimë dashuria e tyre është më e fortë se kurrë, aq sa kanë vendosur ta kurorëzojnë me martesë. Në fakt, çifti nuk ka konfirmuar asgjë, por disa foto të publikuara nga miqtë e tyre tregojnë qartë se ata janë martuar në një ceremoni private.

Në foto ata shfaqen duke festuar me njerëzit e afërt dhe Liam është veshur me kostum të zi me një lule në xhep. Miley duket shumë pak, megjithatë arrijmë të dallojmë që fustani është në ngjyrë të bardhë dhe i hapur te shpatullat. Në një prej fotove, çifti mban në dorë një thikë dhe janë gati për të prerë tortën. Ndërkohë që jemi në pritje të fotove të tjera nga ceremonia, le të shijojmë këto pamje që po qarkullojnë në internet.