10-vjeçari nga Roskoveci jep për bamirësi për familjet në nevojë kursimet e një viti.

569

Një 10-vjeçar në fshatin Strum të Roskovecit ka kursyer para dhe për festat e fundvitit ai ka vendosur që kursimet e tij ti dhurojë për bamirësi për dy familje të varfra. Leket që i jepte familja për ushqim 10 vjeçari Renato Ruko nuk i ka shpenzuar duke i ruajtur ato që t’ia dhurojë familjeve të varfra në prag festash.


Familja i jepte para çdo ditë për të konsumuar ushqime në shkollë, por 10-vjeçari Renato Ruko nga fshati Strum i Roskovecit nuk i ka konsumuar ato por i ka ruajtur. Për një vit ai ka arritur të mbledhë një shumë prej 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa në kuadër të festave të fundvitit 10-vjeçari ka vendosur që kursimet e tija t’i dhurojë për bamirësi. Ai shprehet se kursimet e tij do ti ndajë në dy pjesë duke ia dhënë dy familjeve të varfra.
Të varfrit në Shqipëri janë të shumtë, por ndihmesa për ta është më shumë nga individët se sa nga shteti. Rasti i 10-vjeçarit Renato Ruko është i veçantë pasi ai ka kursyer parat e ushqimit për të ndihmuar familjet e varfra në këtë prag festash. E sa i përket të varfërve shumë prej tyre do të presin vitin e ri me tavolinat bosh.