Telefonata alarmon policinë e Gjirokastrës: “Përplasje e armatosur në Lazarat”

280

Një telefonatë anonime që lajmëronte për një përplasje të armatosur në Lazarat, vuri në alarm policine e Gjirokastrës.

Një numër I madh forcash policie zbarkoi brenda pak minutash në fshatin Lazarat mbrëmjen e të premtes pasi telefonuesi anonim kishte pohuar se në fshat kishte një shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Në fakt pas kontrolleve të imtesisshme në fshat rezultoi se gjithcka ishte false dhe policia e Gjirokastrës u dteyrua të bente edhe disa kontrolle shtese ne aksion Gjirokastër Kakavijë për tu siguruar që gjithcka ishte ok.

Policia nuk ka dhënë sqarime në lidhje me këtë ngjarje.