Eni Koçi flet për ndërhyrjet plastike: Kam bërë 7 orë operacion.

686

Eni Koçi është një ndër këngëtaret më bukuroshe të skenës shqiptare. Si të gjitha vajzat e famshme, edhe për Enin është shkruar se ka kryer ndërhyrje plastike. Ajo e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” e shmangu këtë pyetje, mirëpo në rubrikën “Ask me” në Instastory Eni ka vendosur të flasë për herë të parë për operacionet plastike që ka kryer. E pyetur nga ndjekësit se nëse ka kryer operacione plastike, Eni ka sqaruar se për shkak të problemeve shëndetësore e ka bërë hundën operacion.

“Meqë më dole në temë, në moshën 13-vjeçare kam pasur problem shëndetësor dhe jam operuar me shumë urgjencë në hundë. Nga ana shëndetësore u bëra mirë më pas, por operacioni la pasoja estetike dhe deri në moshën 16-17 vjeç nuk mund t’a rregulloja. Ndërhyra prap për të rregulluar pasojat e operacionit të parë dhe rezultoi që ende kisha probleme në frymëmarrje, kështu që shkoi 7 orë operim”,- ka shkruar Eni.

Eni madje ka edhe një thirrje për të gjitha ata që i shkruajnë vazhdimisht për operacionet plastike:

“Për të gjithë ata që plasën duke thënë për operacionet, i them të informohen mirë dhe të mos gjykojnë nga disa foto profesionale (ku është mëse normale që lëkura pastrohet dhe gjithçka në detaj) dhe o burra të thonë që ka bërë gjithë trupin dhe fytyrën. Rasti im ka qenë rast i rëndë shëndetësor”,-vijon më tej Eni.

Këngëtarja ka sqaruar gjithashtu se nuk ka kryer ndërhyrje as në të pasmet e saj.