A e dini pse nuk e gudulisni dot veten?

396

Gudulisja e vetes është një nga sfidat më të vështira dhe jo gjithkush mund ta bëjë një gjë të tillë. Gudulisja është një fenomen që ndodh kur na prek dikush, duke na zënë në befasi dhe pa ditur se si do të ndjeheni.

Ndërsa në momentin që ju përpiqeni që të gudulisni veten, truri i dërgon sinjal trupit, se kjo është diçka e vullnetshme. Sipas një studimi të publikuar në ‘Vetëdija dhe Njohuritë’, njerëzit që kanë ‘tendenca skizofrenike’ mund të gudulisin vetën.

Kjo kategori e njerëzve, me sjellje të çrregullta, ka aftësi të ndjejë kënaqësi, nga eksperienca të ndryshme sociale.

Hulumtuesit nga Universiteti Lille, kanë gjetur se këta njerëz mund të vet-gudulisen, por edhe nga të tjerët.

Në eksperimentet e bëra është gjetur, se reagimet kanë qenë të njëjta si kur janë gudulisur vetë, si nga dikush tjetër.