Aksident tragjik treni përplas autobusin me fëmijë |FOTO

482

Pesë persona mbetën të vdekur dhe më shumë se 26 të tjerë u plagosën pasi një tren u përplas me një autobus pranë qytetit të Nishit, në Serbi.

Drejtori i spitalit në Nish bëri të ditur se tre persona ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, mes të cilëve edhe një fëmijë, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë në spital.

Autobusi, i cili po transportonte nxënës në një shkollë të mesme, u godit në mes nga treni. Të gjithë personat e lënduar ishin pasagjerë në autobus ndërsa askush prej pasagjerëve të trenit nuk mbeti i lënduar.

Drejtori I spitalit ka raportuar se 10 fëmijë nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.