Sekretari i Përgjithëm i UEFA-s: Jam i befasuar !

468

Një delegacion nga UEFA me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, Theodore Theodoris, mbërritën sot në Tiranë, ku vizitoi nga afër punimet më Shtëpinë e Futbollit pranë Liqenit Artificial si dhe stadiumin “Arena Kombëtare”. Në një prononcim për mediat,

Theodoris u shpreh:

“Kisha si qëllim që me këtë vizitë para festave, të shihja punimet në stadiumin e ri dhe në zyrat e reja si edhe të takoja një mikun tim. Shqipëria ka hyrë në një fazë modernizimi dhe për këtë jam i befasuar.

Kemi edhe projektin “Hat-Trick five” dhe jemi të gatshëm t’iu mbështesim me investime, sikurse kemi bërë edhe me federatat e tjera. Unë nuk jam këtu për të mbështetur kandidaturën e presidentit Duka për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, pavarësisht se ai është dhe ka qenë miku im edhe përpara se të isha Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s.

Superkupa e Europës? Pse e kufizoni veten vetëm në një kompeticion të vetëm? Nuk e di nëse një ditë kjo finale do të luhet në Shqipëri. Fillimisht duhet të mbarojnë punimet dhe më pas FSHF të shpallë kandidaturën, por ka edhe kompeticione të tjera. Në fund, është Komiteti Ekzekutiv ai që vendos”.

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, Duka: Jemi më afër tregut Europian, ju tregoj projektet që kemi