I veshur si Babagjyshi, ish-presidenti surprizon fëmijët me gjestin e tij.

323

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka zgjedhur një mënyrë të veçantë që të lumturojë fëmijët në nevojë me rastin e festave të fundvitit.

Të mërkurën, Obama ka vizituar një prej qendrave spitalore të fëmijëve në Uashington, ku edhe ka shpërndarë dhurata.

Madje ish-presidenti amerikan ka vendosur edhe kapelën e Babagjyshit, ndërsa ka kënduar edhe këngën e Krishtlindjes bashkë me fëmijët dhe stafin e spitalit.