“Si e ke blerë atë iPhonin që ke në dorë?”, studenti lë me gisht në gojë Ramën me përgjigjen.

921


Ndërkohë që Rama është në një takim me studentët e Vlorës, në jo pak momente e ka gjetur veten ngushtë nga pyetjet e studentëve.

E për të dalë nga kjo situatë, Rama “sulmoi” studentin që i tha më parë “Jeni bërë bajat, më mirë të laja halet e botës se sa të jetoj këtu”, teksa i kërkoi llogari për telefonin që mbante në dorë.

Rama iu drejtua studentit:

Ja ta pyes këtë që mu ankua aq shumë. Mirë të gjitha, por atë iPhonin, Samgung apo çfarë e ke se qenka i madh si e ke blerë dhe si e mban?”

Por, djali ia ktheu menjëherë, duke i thënë se e ka fituar në një konkurs nga një shoqatë ku konkurronte.

Studenti tha:

E kam fituar në një konkurs të një shoqate me aftësitë e mia! Dhe më tha motra mos e nxirr aty se do të thotë Rama ku e ke marrë.
S’mund të më pyesësh se ku e kam marrë, më mirë na thuaj ti për shtëpinë tënde në Surrel me çfarë parash e kë ndërtuar?!
Unë nuk e paguaj fare, s’kam çfarë t’i paguaj se kemi wireles falas këtu.”