Takimi me pedagogët/ Rama hyn fshehur…

485

Mëngjesin e sotëm, studentët protestues të Universitetit Bujqësor të Kamzës kanë hyrë në një takim me rektorin dhe pedagogët e tyre për 8 pikat e kërkesave të tyre, por janë habitur, kur kanë parë se në takim u kishte shkuar pa paralajmërim, kryeministri!

Rama iu shfaq studentëve befasisht për t’i kapur me çdo kusht në “dialogun”, në të cilin ai insiston prej kohësh, i refuzuar prej 15 ditësh prej të rinjve.

Në këto rrethana, një studente është revoltuar, duke i thënë: “Rektori na kishte njoftuar se do kishin takim me pedagogë dhe drejtues të fakulteteve. Nuk ka tha se do të jeni ju z. Kryeministër. Nuk më pëlqen kjo që po bëni ju! Po tentoni të përçani protestën. Unë e braktis këtë mbledhje”.

Studentja e bojkotoi takimin, ku Rama nuk ishte i mirëpritur dhe e gjithë salla e duatrokiti për qëndrimin e saj.