Një tjetër revoltë kundër Ramës, biznesi i vogël dhe i mesëm nesër ulin qepenat

476

Një tjetër protestë dhe revoltë kundër qeverisë është paralajmëruar. Biznesi i vogël ka marrë një vendim që ditën e nesërme të mbyllë qepenat. Vendimi është marrë nga Shoqata e Biznesit të Vogël, e cila bën thirrje për uljen e qepenave nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Sipas biznesit të vogël 4 janë arsyet e protestës:

1-Rritja e pragut të TVSH-së për Biznesin e Vogël dhe tq Mesëm nga 2 mln lekë që është sot, në minimalisht 12 mln lekë.

2-Ulja e çmimit të energjisë elektrike të vlerës aktuale që është sot.

3-Ulja e çmimit të karburantit me 40 lekë për litër

4-Ndalja e projektit korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale.

Biznesi i bën thirrje të gjithë familjeve që të dalin në protestë, ndërsa thonë se mbështetin kauzën e drejtë dhe legjitime të studentëve.