Reshje dëbore në Dibër, probleme në disa akse

332

Që prej mesditës kanë nisur reshjet e dëborës në Dibër. Aktualisht reshjet janë me intensitet të ulet në Peshkopi.

Ndërsa në njësinë administrative Lurë, trashësia e dëborës ka arritur 25 centimetra.

Po ashtu edhe njësia Kala e Dodës ka probleme që janë shfaqur si rezultat i reshjeve të dëbores. Trashësia këtu arrin deri ne 30 centimetra.

Për momentin në këto dy njësi është paralizuar lëvizja e mjeteve, ndërsa reshjet vazhdojnë.