Bllokimi rrugëve, Rama: Çfarë kusuri iu kanë qytetarët dhe studentët e tjerë?

391

Kryeministri Edi Rama u ka bërë dhe njëherë thirrje studentëve që të dialogojnë me qeverinë për kërkesat dhe të mos bien pre e politikes se opozitës.

Në një postim në Twitter, Rama duke iu drejtuar një grupi të vogël studentësh, të cilët I ka cilësuar si pjesë të PD dhe LSI, shprehet se çfarë kusuri ka pjesa tjetër e qytetarëve dhe studentëve që po mbahet peng dialogu.

“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”