Proçedohen penalisht 10 protestues, Bllokuan rrugën Kapshticë-Korçë.

103

Policia e juglindjes diten e sotme ka nisur procedimin penal për 10 persona nga protesta e zhvilluar të premten në Devoll, ku u bllokua superstrada Kapshticë-Korçë.

Burime te siguruara thane se hetimi ka nisur mbi bazen e filmimeve te realizuara nga vet policia e Korçës.

Protesta e nisur me kërkesa ekonomike si ulja e çmimit të karburantit e zhvilluar në fshatin Progër, paralizoi për afro 1 orë qarkullimin e të gjitha mjeteve në të dy drejtimet e superstradës.

Pikërisht për këtë bllokim të rrugës nacionale me pasoja në qarkullimin e mjeteve, policia ka nisur procedim penal për 10 protestues.

Ata janë evidentuar nga policia gjatë zhvillimit të protestës dhe akuzohen si nxitës e përgjegjës për bllokimin e qarkullimit në superstradën Kapshticë-Korçë.