Përfaqësuesit e besimeve fetare mbështesin studentët në protestë.

543

Studentët e gjithë universiteteve të Shqipërisë vazhdojnë protestën e tyre, teksa sot janë futur në ditën e saj të dhjetë.

Ndërkaq, në kryeqytet po protestohet para Kryeministrisë dhe të rinjtë janë të vendosur për të rezistuar deri në fund deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ata nuk janë vetëm, pasi kanë edhe mbështetjen e qytetarëve të thjeshtë të cilët iu vijnë në ndihmë si moralisht, ashtu edhe fizikisht.

Ndërkaq sot, të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vendin tonë kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, duke mbështetur protestat e studentëve.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Katolike, përfaqësues të komunitetit të bektashinjve janë shprehur se kauza e drejtë e studentëve duhet të përkrahet nga qeveria dhe qytetarët.

Ata vlerësuan të drejta kërkesat e studentëve duke thënë se të gjithë kanë të drejtën e ndjekjes së Universitetit, pavarësisht gjendjes ekonomike që mund të kenë, dhe të varfërit nuk duhet të ndjehen të përjashtuar.